Kelmendi thotë të mos jetë i informuar se ka fituar grant nga Qeveria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi thotë të mos jetë i informuar se ka fituar grant nga Qeveria

    Insajderi
    17 January 2017 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, biznesi i tij, kompania “Elkos” ka përfituar grant qeveritar nga Ministria e Bujqësisë.

    I kontaktuar nga Insajderi, Kelmendi nuk ka pranuar të komentojë asnjë nga pyetjet e drejtuara ndaj tij lidhur me faktin se biznesi i tij ka përfituar grant duke u arsyetuar se nuk është i informuar për këtë cështje.

    Ka kërkuar kohë që të informohet.

    “Të informona se nuk po e di”, ka thënë Kelmendi përmes mesazhit.

    Ramiz Kelmendi, ishte emëruar zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, pasi nga PDK-ja kishte kaluar në LDK, kishte dhënë një premtim të madh.

    Kishte premtuar revolucion në fushën e bujqësisë.

    “Bujqësinë do ta zhvillojë brenda katër muajve. Nuk do të ketë nevojë që të importohet asnjë produkt në Republikën e Kosovës e që mund të kultivohet në Kosovë. Flas nëse mund të prodhohet”, kishte thënë ai.

    Tre muaj pasi Kelmendi është emëruar në pozitën e zëvendëskryeministrit, dhe një muaj para se afati i biznesmenit për revolucion kalon, në fakt ka ndodhur një revolucion i biznesit të tij bujqësor.

    Fabrika e mishit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në të cilën u gjetën mbi 6 tonë mish pa afat, ka qindra mijëra euro grant nga buxheti i shtetit.

    dokumenti

    Me këto para është paraparë të financoi projektin për blerjen e pajisjeve të reja për përpunimin e mishit.

    Sipas listës së plotë të shtatë kompanive kosovare që së bashku kanë përfituar mbi 1 milionë euro grante nga Ministria e Bujqësisë dhe Bujqësisë për zhvillim të projekteve të ndryshme që e ka siguruar Gazeta Fjala, shihet se biznesi i zëvendëskryeministrit ka fituar 150 mijë euro grante./Insajderi.com

    Premtoi revolucion në bujqësi por Ramiz Kelmendi fiton vet grant nga Qeveria


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark