Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi e ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitore në referendumin e zhvilluar sot në Turqi.
Në urimin e Kelmendit për Erdoganin, të publikuar në rrjetin social Facebook, deputeti kosovar thotë se fitorja e presidentit turk është fitore për krejt rajonin.
“I nderuari President Erdogan, iu uroj fitoren për suksesin e arritur në referendumin e sotëm.
Fitorja e juaj është fitore jo vetëm për Turqinë, por për tërë rajonin dhe për tërë vendet që e duan lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre”, shkruan Kelmendi.
Kelmendi ka thënë se fitorja e Erdoganit “na ka gëzuar të gjithëve”, derisa është shprehur se presidenti turk është shembull për t’u ndjekur.
“Fitorja e juaj na ka gëzuar të gjithëve. Ju keni forcuar Turqinë, keni ndihmuar vendin tonë në gjitha proceset dhe keni ndihmuar rajonin dhe shumë vende të tjera. Lufta e juaj kundër terrorizmit dhe organizatave terroriste është model për shumë vende të tjera”, ka thënë Kelmendi.
“ALLAHU ju ruajt juve dhe popullin turk”, ka përfunduar deputeti i Kuvendit të Kosovës.