Granatat e gjuajtura nga Siria kanë rënë sërish në tokën turke.
Mediat turke thonë se granatat kanë goditur sot dy zona në qendër të qytetit të Kilisit, duke shkaktuar panikë, por pa viktima.
Ushtria e Turqisë është kundërpërgjigjur duke gjuajtur caqet brenda Sirisë, në linjë me rregullat e luftës.
Gjatë ditës së djeshme, ushtria turke sulmoi caqet e grupit të Shtetit Islamik në Siri, pasi disa raketa kishin goditur qytetin e Kilisit, duke lënë të vrarë një person e shtatë të tjerë të plagosur.