Tash e disa ditë në rrjete sociale është duke qarkulluar një foto e cila po komentohet shumë. Konkurrenti i emisionit më të shkikuar në vend “Përputhen” para disa ditësh ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram.
Arjoni dukej me Anën të shtrirë në të njëjtin krevat, kjo ngjalli shumë dyshime se mes tyre kishe diçka jashtë emisionit.
Rregulla e parë e emisionit është që konkurrentet që ndodhet brenda në studio të mos shoqërohet jashtë saj, po me sa duket këta të fundit e kanë thyer këtë rregull.
Në puntatën që shkoi Ana kishte folur lidhur me tërë këtë situatë duke treguar një version te saj, duke thënë kështu se ajo kishte shkuar në shtëpinë e Arjonit pasi që ai e kishte thirrur Anën sepse nuk po ndjehej mirë por të kundërtën e ka thënë sot Arjoni.
“Unë nuk isha sëmurë siç thotë ajo, ajo ka ardhur me dëshirën e saj. Ne kemi folur për shumë gjëra, unë e dashuroja atë, isha në gjendje të bëja gjithçka për të. Kemi folur si të krijonim një familje së bashku. Ajo ma ktheu në mënyrën me të keqe duke më injoruar komplet”, përfundoi Arjoni.