"Kemi folur shpesh për këtë"- A e bindi Shaqa Avdullahun që ta zgjedhë Kosovën në vend të Zvicrës? - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Kemi folur shpesh për këtë”- A e bindi Shaqa Avdullahun që ta zgjedhë Kosovën në vend të Zvicrës?

    Insajderi
    26 August 2025 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xherdan Shaqiri ka folur për vendimin e Leon Avdullahut për të përfaqësuar Kosovën në vend të Zvicrës.

    Shaqa ka thënë se e ka diskutuar shpesh me Avdullahun mundësinë se cilën kombëtare ta përfaqësojë.

    Xherdan Shaqiri e kishte pëlqyer postimin ku zyrtarizohej ylli i Hoffenheimit si Dardan.

    “Kemi folur shpesh për këtë”, ka thënë Shaqiri për gazetën Blick të martën, ndonëse nuk mendon se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e tij.

    “Mendoj se te Kosova ai ka më shumë mundësi për të luajtur. Me siguri i janë paraqitur perspektiva më të mira sportive, përndryshe nuk do ta kishte bërë këtë hap”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark