Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka paralajmëruar rrezik të madh për Kosovën.
Sipas tij “Nëse Serbia ia qet sanksionet Rusisë, kemi me i la duart”.
Ai kërkon që Kosova të ndërmarr veprime më shpejt. Këto komente të Pecit vijnë pas lëvdatave që bënë zyrtarët amerikan ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ndërkohë që kërkesa e paplotësuar e ndërkombëtarëve nga Vuçiqi mbetet sanksionimi i Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës.
“Më mirë të mbledhim mëndët e t’i grahim punëve përpara, se kemi me perfundu si me demarkacionin me Malin e Zi, dhe si atëherë qe pësuam duke i bë gjërat me vonesë, ashtu do ta pësojmë edhe tani!”, ka shkruar ai në Facebook.
SHBA-të po kërkojnë vazhdimisht nga Qeveria Kurti të formojë Asociacionin e komunave me Shumicë serbe. Kryeministri, në anën tjetër i ka vendosur 6 kushte për implmentimin e kësaj marrëveshje.