Frashër Krasniqi i Partisë Socialdemokrate ka treguar për disa nga shprehjet që ia kanë drejtuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Aktivistët e VV-së që rrugës tu ecë, po mdrejtohen me shprehjet “kemi me ju zhbi prej k’tuhit”, “a hala ske ike prej Kosove a?”… janë arsyeja pse kam me vazhdu edhe ma tutje me u marrë me politikë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook.
“Sepse sa herë që në pushtet vjen popullizmi, autokracia e hakmarrja, ka me pasë hapësirë për rezistencë e aktivizëm politik e qytetar”.
insajderi.com