“Kemi qenë të fejuar”, reagojnë të afërmit e Endrik Bebës pas deklaratës së Sarës – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Kemi qenë të fejuar”, reagojnë të afërmit e Endrik Bebës pas deklaratës së Sarës

    Insajderi
    10 February 2024 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të afërmit e banorit të BBV, Endrik Beba, kanë reguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e ish të dashurës së tij, Sara Gjordeni, se ajo dhe Endriku nuk kanë qenë thjesht të lidhur, por të fejuar.

    Në një reagim në llogarinë e Endrikut në “Instagram”, të afërmit që menaxhojnë këtë adresë kanë hedhur poshtë deklaratat e Sarës, duke theksuar se mes tyre nuk ka pasur asnjë fejesë.

    Sipas tyre, lidhja mes dy banorëve të BBVIP 3 ka zgjatur vetëm 9 muaj.

    “Midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur asnjë fejesë në horizont. Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vjet më parë”, thuhet në postim.

    Po ashtu, në reagim thuhet se nëse mes tyre do kishte pasur fejesë, Endriku do ta kishte treguar, ashtu siç ka treguar edhe marrëdhëniet e tjera që ka pasur dhe ka.

    “Miq të dashur! Ndjejmë detyrë të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur ASNJË fejesë në horizont. Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vjet më parë.

    Endriku siç pranoi lidhjen me Sarën, siç pranoi martesën e parë, nga e cila ka një djalë, siç pranoi lidhjen e re, nga e cila pret të bëhet baba sërish, mund ta kishte pranuar edhe fejesën, nëse do ekzistonte, por NUK ka ekzistuar. Urojmë të ketë mundësi ta sqarojë edhe vetë. Faleminderit”, shkruajnë ata në reagim.

    Kujtojmë se në një bisedë me Albi Nakon, por edhe me banorë të tjerë të shtëpisë, Sara tha se ata kishin qenë të fejuar dhe se sipas saj ishin ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme.

    Sara: Po, ne këmi qenë të fejuar. Disa muaj ka qenë, gati një vit. Ka bërë një këngë jam unë tek videoklipi. Uhuu. Jam ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark