Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta ka treguar se muaj më parë kanë refuzuar një ofertë të çmendur për futbollistin, Lamine Yamal.
Paris Saint-Germain, pas largimit të Kylian Mbappe në Real Madrid – tentuan transferimin e Lamine Yamalit.
Por, klubi katalunas me president Laportan kanë refuzuar plotë 250 milionë euro. Këtë e konfirmoi edhe vet kreu i klubit spanjoll.
“Dëgjoni, imagjinoni se sa mund ta ketë çmimin Lamine Yamali pasi kemi refuzuar 250 milionë euro para gjashtë muajve”.
“Ai është kampion europian me Spanjën dhe ësht shumë atraktiv. Një prej talentëve më të mëdhenj për momentin”, tha Laporta
17-vjeçari me Barcelonën ka një marrëveshje deri në vitin 2026, kurse vlera e tij sipas sajtit të njohur “Transfermarkt” është plotë 150 milionë euro.
🔵🔴 Barça president Laporta: “Listen, imagine how much can be worth Lamine Yamal now if I rejected €250m six months ago…”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 18, 2024
“He’s European champion with Spain and he’s the most attractive, interesting talent in the world right now”. pic.twitter.com/8Srd68Tnyu