×
  • Lajme
  • Lajme

    “Këmisha, këpucë, komplete”, MPJD bën gati 16 mijë euro për furnizim me veshje

    Insajderi
    09 August 2024 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e cila udhëhiqet nga Donika Gërvalla, ka vendosur të shpenzoj mijëra euro për veshje. Kjo ministri ka shpallur tender për furnizim me veshje për shofer dhe zyrtarë të protokollit të MPJD-së. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 16 mijë euro. Për të njëjtën arsye, veshmbathje për stafin edhe vitin e kaluar MPJD kishte dhënë mbi 5 mijë euro.

    Gazeta Insajderi

    Ministria e Punëve të Jashtme sot (09.08.2024), ka dhënë njoftimin për kontratë me të cilën planifikon të vesh shoferët dhe zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie.

    Ky tender “Furnizim me veshmbathje për shofer dhe zyrtarë të protokollit të MPJD-së”, ka vlerën e parashikuar prej 16 mijë euro.

    Aty janë dhënë detaje se edhe çfarë kërkohet saktësisht për furnizim.

    MPJD, kërkesë ka që të ketë këmisha, këpucë dhe komplete.

    “Furnizimi i veshmbathjeve bëhet 12 komplete për meshkuj vere,dhe 12 komplete per meshkuj dimer. 10
    7 komplete per femra per vere dhe 10 komplete per femra per dimer. • 48 këmisha për meshkuj (24 verë +24 dimër), 40 këmisha për femra (20 verë + 20 dimër). • Furnizimi me kepuce bëhet 24 pale për meshkuj,vere12 dhe 12 dimer, 10 pale kepuca per femra per vere dhe 10 pale kepca per dimer”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shpenzuar 5 mijë e 500 euro për furnizim me veshmbathje për shoferët dhe zyrtarët e protokollit brenda kësaj ministrie edhe vitin e kaluar.

    Në shkurt të vitit të kaluar kishte nënshkruar kontratën për furnizim me vlerën prej 5 mijë e 460 euro.

    Komplete (setër dhe pantallona), këmisha me ngjyra të mbylltë si dhe kravata janë veshmbathjet për të cilat kjo ministri dha tender.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark