Kenan Gashi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: I jep një kahje të re jetës parlamentare, sepse tashmë roli i Listës Serbe në konstituimin e Kuvendit është minimal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kenan Gashi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: I jep një kahje të re jetës parlamentare, sepse tashmë roli i Listës Serbe në konstituimin e Kuvendit është minimal

    Insajderi
    30 September 2025 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar si duhet për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

    Në vendimin e saj, Gjykata urdhëron që seanca të përfundojë brenda 12 ditëve dhe që deputetët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe interesin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi.

    Lidhur me këtë ka reaguar, Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të OJQ-ve AVONET, Kenan Gash i cili tha se vendimi i fundit i Gjykatës i jep një kahje të re jetës parlamentare në vend dhe ndryshon ndjeshëm rolin e Listës Serbe në procesin e konstituimit të Kuvendit.

    Sipas Gashit, Gjykata Kushtetuese njëzëri ka vendosur të pranojë kërkesën e Listës Serbe dhe ka konstatuar se Kuvendi nuk është i konstituar në kontekst të zgjedhjes së nënkryetarit të pestë. Megjithatë, ai thekson se Gjykata nuk e ka shpallur të pavlefshme apo kundërkushtetuese zgjedhjen e nënkryetarit të katërt nga komunitetet jo-serbe.

    Sipas Kenan Gashit nga organizata AVONET, ky vendim përbën një kthesë të rëndësishme në jetën parlamentare të Kosovës, sepse roli i Listës Serbe në procesin e konstituimit të Kuvendit bëhet minimal.

    “Ky vendim i jep një kahje të re jetës parlamentare në Republikën e Kosovës, sepse tashmë roli i Listës Serbe në konstituimin e Kuvendit është minimal. Gjykata, përmes këtij dispozitivi, nuk lëshohet fare në interpretimin e të drejtës së shumicës së deputetëve nga komuniteti serb për propozimin e nënkryetarit. Ajo vetëm përcakton që nënkryetari duhet të jetë nga radhët e komunitetit serb”, tha Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark