×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kënd i veçantë për Dritëro Agollin në Panairin në Tiranë

    Insajderi
    26 November 2016 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arti dhe kultura çdo vit zenë një vend të veçantë në Panairin Klik Ekspo Group me një seri pavionesh, ku shkrimtarë e artistë nga mbarë bota promovojnë artin dhe veprat e tyre.

    Tirana kthehet kështu jo vetëm në kryeqendrën e sipërmarrjes ndërkombëtare, por edhe në atë të përçuarjes dhe bashkimit të shumë kulturave në një vend të vetëm.

    Një pavion i veçantë i është kushtuar shkrimtarit të madh të letrave shqipe, Dritëro Agolli, i cili me emrin dhe penën e tij të artë, i jep më shumë shkëlqim këtij panairi. Një sërë botimesh do të ekspozohen përgjatë kësaj jave, duke ftuar në këtë mënyrë në këtë panair edhe artdashësit e librit, shkruan KultPlus.

    Disa nga botimet që do të mund të gjeni në panair janë: “Prit edhe Pak”, më e fundit përmbledhje me poezi e të madhit Dritëro Agolli; Ironia dhe sarkazma, nënqeshja dhe buzëqeshja si rrallë në botime të mëparshme.

    “Zylo” i ribotuar në versionin e luksit, me kopje të limituara. Kryevepra e denjë për t’u mbajtur në bibliotekat e secilit ithtar të artit të shkruar. Libër i botuar nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

    “Kalorësi Lakuriq”, një roman impresionues me karaktere të fuqishme, me erotikë e situata të prapritura.

    E paharruara Poemë Satirike “Pleshti” shoqëruar nga CD-Audio për lexuesin e vogël por edhe të rriturin.

    Përgjatë pesë ditëve, nga data 24 deri në 28 nëntor, në Pallatin e Kongreseve do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimit Reading Club, ku do të lexohen e recitohen magjishëm mes artedashësve shumëgjuhësh.

    Arti dhe kultura e huaj do të ‘këmbehen’ me monedhën e artit shqiptar; ku edhe vetë biznesi do të kthehet në art përmes Panairit Ndërkombëtar të Tiranës; e ngjyrat e artit do të qëndrojnë përballë shifrave të biznesit ne Pavionin e Artit dhe të Librit.

    Do të gjeni seleksionimin e veprave më të mira të artistëve të akuarelit në një ekspozitë të pasur; parathënia e Bienales së dytë Ndërkombëtare të Akuarelit organizuar nga VIZart dhe International Watercolor Society Albania.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark