Teksa mezi prisnim rikthimin e saj me Bad Bunny, duket se në fakt Kendall Jenner ka rindezur shkëndijat me ish të dashurin e saj atlet, Devin Booker, tanimë dy vite pas ndarjes së tyre.
Spekulimet në lidhje me ribashkimin e ish-çiftit u përhapën pasi dyshja thuhet se u kthyen në të njëjtën suitë gjatë Super Bowl 2024 në fillim të këtij muaji.
Sipas DeuxMoi, Kendall dhe Devin gjithashtu kaluan ditën e Shën Valentinit së bashku.
Duke cituar një burim ekskluziv u tha: “Kendall Jenner dhe Devin Booker po qëndronin në një hotel së bashku në Phoenix, AZ gjatë Ditës së Shën Valentinit”.
Fansat gjithashtu zbuluan se e dashura e përfolur e lojtarit të NBA-së, Christina Nadin, gjithashtu nuk e ka ndjekur Booker-in në mediat sociale.