​“Këndi i Librit Ukrainas” në Bibliotekën Kombëtare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​“Këndi i Librit Ukrainas” në Bibliotekën Kombëtare

    Insajderi
    19 August 2022 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë u përurua “Këndi i Librit Ukrainas”.

    Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, kanë marrë pjesë ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha.

    Fondi i librave të këtij këndi, i cili i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare, përfshin botime në gjuhën ukrainase dhe anglisht mbi historinë, identitetin dhe kulturën ukrainase dhe do të vijojë të pasurohet me botime të tjera.

    Ngritja e “Këndi i Librit Ukrainas” vjen si pjesë e projektit “Rafti i librave ukrainas” i iniciuar nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, me qëllim shkëmbimin kulturor mes vendeve. /atsh/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark