×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kënga e PJ Harvey flet për të pagjeturit në Kosovë

    Insajderi
    01 February 2016 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur britanike fituese e shumë çmimeve si “Grammy” “BRIT: “Ibor Novello” “NME” dhe çmimit prestigjioz “Mercury Prize” për albumet “Stories from the City, Stories from the Sea” (2001) dhe “Let England Shake”  (2011), me albumin e saj të fundit ka bërë që Kosova të jetë në qendër të diskutimeve.

    PJ Harvey e cila disa vite më parë kishte vizituar Kosovën, në kaudër të festivalit Dokufest, me 1 shkurt ka publikuar edhe videon e këngës “The Wheel” (Rrota)  e shkruar gjatë kohës kur PJ Harvey ishte në Kosovë dhe Afganistan.

    Pjesa e parë e tekstit i dedikohet fëmijëve të zhdukur në Afnganistan për të kaluar më pas tek pjesa e dytë  që përshkruhen fotografitë e personave të pagjetur që së bashku me nga lulet ngjitur në grilat që rrethojnë objektin e Qeverisë:

    Një tablo e personave të zhdukur
    Lidhur me ndërtesën e qeverisë
    8 mijë fotografi të zbardhura nga dielli
    me trëndafila të venitur

    Vet Pj Harvey në një intervistë për këtë këngë dhënë “Noisey” ka thënë se kur shkruan tekstin e një këngë tenton ta vizualizoj.

    “Mund t’i shoh ngjyrat, të tregoj për orën e ditës që bëhet fjalë, shoh dritat që ndryshojnë, hijet që lëvizin dhe gjithçka tjetër. Mbledhja e informacioneve nga burimet dytësore më ka ndihmuar të mbetem larg asaj çfarë po përpiqesha të shkruaja. Doja të ndjeja ajrin, tokën dhe të takohem me njerëzit nga këto vende që ma kanë fascinuar”, ka thënë PJ Harvey për udhëtimin e saj në Kosovë dhe Afganistan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark