×
  • Lajme
  • Lajme

    Kënga e presidentes veç llafe-llafe, Gërvalla diss Osmanit

    Insajderi
    31 July 2024 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përplasjet e kryetares së Listës Guxo, Donika Gërvalla, me presidenten e vendit Vjosa Osmani, nuk kanë të ndalur.

    Kryediplomatja Donika Gërvalla ka lëshuar së fundmi ironinë e radhës për Vjosa Osmanin duke e cilësuar si person që bënë veç llafe – llafe. Ky “diss” i Donika Gërvallës për Vjosa Osmanin erdhi në prag të takimit që e para e vendit e ka ftuar me krerët e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja në Kosovë.

    Ironia e ministres Donika Gërvalla për presidenten Osmani erdhi para mijëra bashkatdhetarëve ku u ngjit në skenë dhe fillimisht lavdëroi kryeministrin Albin Kurti dhe më pas tha: Tani do të dëgjojmë këngën e presidentes Vjosa Osmani “llafe – llafe”.

    Përplasjet e Donika Gërvallës me Vjosa Osmanin janë shfaqur publikisht kur e para vendit ndodhej në vizitë zyrtare në ShBA derisa Gërvalla dërgoi letër në Këshill të Evropës duke u zotuar vetëm 24 orë para vendimit të tyre se do ta zbatojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pa u konsultuar fare me presidenten Osmani por vetëm me kryeministrin Kurti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark