×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kënga “Stairway to Heaven” nuk është e vjedhur

    Insajderi
    24 June 2016 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas gjykatës amerikane, rock grupi Led Zeppelin nuk e kanë kopjuar  këngën e famshme “Stairway to Heaven”. Në verdiktin e Gjykatës së Los Angelosit, thuhet se pjesa hyrëse e këngës për të cilën akuzohen “Zeppelin” nuk është e njëjtë.

    Avokatet e grupit kanë potencuar se pjesa hyrëse “korda progressive” është përdorur në 300 vitet e fundit.

    Solisti i grupit në seancën gjyqësore, i kishte thënë trupit gjykues se nuk e mbante mend periudhën se kur është shkruar kënga.

    Ai po ashtu thekson se as nuk i kujtohet takimi me grupin ‘Spiritt” , të cilët e kanë akuzuar bendin për kopjimin e këngës së famshme. Ky rast ishte dërguar në gjykatë nga kitaristi i bendit “Spirit”, Randy Wolfe. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark