Këngëtari i njohur: Jam i gatshëm të shkrij gjysmën e pasurisë time që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Këngëtari i njohur: Jam i gatshëm të shkrij gjysmën e pasurisë time që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen

    Insajderi
    30 July 2025 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka qenë së fundmi i ftuar në podcast-in “Flet” me gazetaren Ilnisa Agolli, ku ka folur hapur për tema që shkojnë përtej muzikës dhe jetës personale.

    Gjatë intervistës, ai u përball me një pyetje interesante: “Nëse do ta shkrije pasurinë tënde, përveçse për familjen, a do të kishte një alternativë të dytë? Për kë, për çfarë?”.

    Përgjigjja e tij ishte e menjëhershme dhe e ngarkuar me emocion e patriotizëm.

    Foto: Screenshot/TikTok

    “Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot. Është ëndrra ime dhe do të jetë gjithmonë”, deklaroi Fejzullahu.

    Për Ermalin, ideali i një Shqipërie të madhe nuk është thjesht një mendim i largët, por një ëndërr personale për të cilën është i gatshëm të sakrifikojë edhe një pjesë të pasurisë së tij.

    Ky qëndrim përforcon imazhin e tij jo vetëm si artist i suksesshëm, por edhe si qytetar me vetëdije kombëtare dhe ndjenja të thella patriotike.

    Në një kohë kur shumë figura publike shmangin deklaratat e tilla, Ermali zgjodhi të flasë me zemër dhe pa filtra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark