Me vendim të Qeverisë së Kosovës, nga sonte (e premte) ora 20:00 deri të hënën në orën 05:00 mbyllen disa qytete, përfshirë edhe kryeqytetin.
Kjo bën që shumica e bizneseve të mbyllen për këto ditë, përveç atyre që janë të domosdoshme.
Pas këtij venidmi ka pasur reagime të shumta si nga gastronomët ashtu edhe të tjerët, përfshirë edhe këngëtarët.
Burak Vehapi, përmes një postimi të gjatë thotë se për dallim nga vendet e tjera kur protestojnë për këto gjëra, ne i pranojmë ashtu si na servohen.
“Oj qeveri jena jena shterë nuk mujna mo merrni vesh!!! Perderisa ne vendet tjera te botes perkunder perkrahjes qe e jep shteti per qytetaret qohen krejte protestojne, reagojne per padrejtesite qe ju bohen me masa te shpifura, cka bojme na? Na jena bo zibidija e cka po na servohet po hajme. Krejt i pranojme pa asnje perkrahje e ndihmese, se thjeshte jena te mposhtun nga partite politike, na reagojme simbas partive qe udheheqin e realisht keto parti secila pa dallim na shohin si “llaskuca” asgje me shume. Vazhdoni qeveri te dashura se keni gjete, e na problemet i zgjedhim neper kafe e mahalla edhe ne rrjete sociale me do faqe qe bojne humor me cdo lajm te dites. Tung”, ka shkruar ai.