Një lajm i trishtë po raportohet së fundmi. Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili është infektuar nga Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake, është mësuar se Qamili ka disa ditë që është infektuar me koronavirus, ndërsa së fundmi gjendja e tij është përkeqësuar dhe tashmë ai është shtruar në spitalin Infektiv.
Dosja.al raportohet se ai ndodhet në terapi intesive dhe po merr ndihmën mjekësore nga mjekët dhe infermierët e spitalit, teksa ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi gjendjen e artistit.
Deri tani kanë qenë disa figura publike që janë infektuar nga Covid-19, si: Diona Fona, Florjan Binaj, Stresi, Art Abazi, Nora Malaj, Rajmonda Bulku, Ledio Lako, Gent Sejko, Agron Llakaj, Albin Kurti, Blerina Gjylameti, Xhani Shqerra, Alketa Vjesiu, Valton Krasniqi, Xherdan Shaqiri, Silva Bino, Arjola Shehu, etj.
1111 viktima, 23 mijë e 454 të infektuar aktivë dhe 29 mijë e 249 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të shifrave ka bërë me dije se 13 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33 vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81 vjeç, nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë.