Këngëtarja e famshme kosovare do ta përzgjedh përfaqësuesin e Francës për Eurovision - Insajderi
×
Kulturë

Këngëtarja e famshme kosovare do ta përzgjedh përfaqësuesin e Francës për Eurovision

Insajderi
24 January 2019 - 21:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këtë të shtunë, Franca do të zgjedhë këngën përfaqësuese për Eurovision 2019 përmes garës kombëtare “Destination Eurivision”, ndërsa pjesë e jurisë profesionale do të jetë edhe këngëtarja kosovare, Rona Nishliu.

Në garë për të përfaqësuar Francën në Tel Aviv, janë shtatë këngëtare dhe një grup, ndërsa fituesi do të zgjidhet përmes votave të jurisë profesionale dhe publikut.

Kujtojmë që Rona Nishliu përfaqësoj Shqipërinë me këngën “Suus” në vitin 2012, e ku u rendit në vendin e 5-të, që mbetet rezultati më i mirë i Shqipërisë në Eurovision. Gjithashtu, Rona ishte edhe në dhjetor pjesë e jurisë në “Festivalin e Këngës” që u zhvilluar në RTSH./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark