×
  • Lajme
  • Lajme

    Këngëtarja Eneida Tarifa i bashkohet partisë së Edi Ramës

    Insajderi
    11 March 2021 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja Eneida Tarifa i është bashkuar Partisë Socialiste. Ajo dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilluan një bashkëbisedim me një grup të rinjsh të Njësisë 1 në Tiranë, ku zbuloi për herë të parë arsyen përse beson se forca politike me të cilën është bashkuar.

    Tarifa u shpreh se sipas saj, kjo forcë politike është zgjedhja e duhur për të ardhmen e vajzës së saj dhe fëmijëve të tjerë.

    “Kur kam votuar për herë, kam pasur një emocion të jashtëzakonshëm. Më dukej sikur dola në jetë dhe do t’i zgjidhja problemet vetë. Të votosh është sigurisht një nga gjërat kryesore, por të mendosh se për kë do të votosh është edhe më e rëndësishme. Me zhvillimet që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, duke marrë parasysh që jam edhe këngëtare, artiste, por edhe nënë sigurisht, mendohem edhe për të ardhmen e vajzës sime dhe të fëmijëve të shoqeve të mia, mendoj se ky është drejtimi i duhur. Është zgjedhja e duhur që ne të vazhdojmë punët përpara dhe të jemi të sigurtë që kudo që të shkojmë, të themi: Jam nga Tirana, nga Shqipëria,” iu drejtua Eneida të rinjve.

    Ndër të tjera, ajo u shpreh se jo vetëm ata që jetojnë sot në kryeqytet, por për këdo që vjen e sheh për herë të parë apo i rikthehet pas një kohe të gjatë Tiranës, ndryshimi është i dukshëm.

    “Përpara kemi vazhdimin e një pune mjaft të bukur që ka nisur me vënien në krye të Bashkisë të Erion Veliajt. Kam shumë kolegë që kanë ardhur dhe kanë parë ndryshimet në Tiranë. Ka shumë artistë të cilët duan të vijnë ta vizitojnë, sepse kanë dëgjuar shumë për punën që bën kryetari i bashkisë,” tha Eneida

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark