Jakub Bielamowicz, njohës i çështjes së Ballkanit Perëndimor, ka rikthyer në vëmendje një video të trupave gjermane në Kosovë në kuadër të KFOR’it, në nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës.
Në videon që ka shpërndarë analisti, dëgjohet një komandant gjerman që iu jep ultimatum 30 minuta forcave serbe për largim, shkruan Gazeta Insajderi.
“Një çerek shekulli më parë, komandanti gjerman Helmut Harff u thotë trupave serbe në Prizren se kanë vetëm 30 minuta për t’u larguar nga Kosova. Pasi shkëmbejmë disa fjalë: Koha po mbaron. Ky është fundi i diskutimit. Tani ju kanë mbetur vetëm 28 minuta”, shkruan ai.
Sot shënohet përvjetori i Ditës së Çlirimit të Kosovës. /Insajderi.org/
It really never ever gets old.
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) June 12, 2024
A quarter-century ago, German commander Helmut Harff tells Serbian troops in Prizren they have only 30 minutes to leave Kosovo.
After exchanging a few words: Time's running out. That’s the end of the discussion. Now, you have only 28 minutes left. pic.twitter.com/8C5DQpqXER