Keni “hall” celulitin: Këto janë metodat që mund t’i aplikoni për ta “hequr qafe” njëherë e mirë – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Keni “hall” celulitin: Këto janë metodat që mund t’i aplikoni për ta “hequr qafe” njëherë e mirë

    Insajderi
    04 July 2023 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqetësimi më i dukshëm i të gjitha femrave është celuliti dhe ky problem duket sikur kthehet në një makth të vërtetë, kur vjen puna për të bërë një figurë sa më të bukur.

    Gjëja kryesore që çdo femër duhet të dijë në lidhje me celulitin ka të bëjë me faktin se krijimi i tij vjen më shumë nga stili i jetës dhe ushqimet që konsumohen.

    Ndaj ky është një lajm i mirë, duke qenë se ju mund të bëni diçka për ta ndryshuar dhe përmirësuar situatën.

    Ja se çfarë ju këshillohet të bëni që të largoni dhe të shmangni celulitin në trupin tuaj.

    Limitoni konsumimin e kripës, shmangni pijet me sheqer, të gazuara ose me kafeinë.

    Mbipeshë

    Nëse preferoni të konsumoni kafe, këshillohet që atë ta pini në masa të vogla, e kryesisht ta zëvendësoni me sa më shumë çaj.

    Përpiquni të përdorni çaj bimor, sepse ato ndihmojnë në parandalimin e celulitit.

    Shmangni alkoolin. Zvogëloni ngrënien e ushqimit të pasur me yndyra të ndryshme, si dhe të proteinave me prejardhje shtazore. Rrisni sasinë e perimeve dhe frutave.

    Hidrokarburet e thjeshta zëvendësojini me ato më komplekse.

    Rrisni sasinë e ushqimit të pasur me vitaminë C (fruta dhe perime, lëngje), kalium (banane, pjeshka, portokaj) dhe squfur (proteinat e ushqimit), sepse këto ushqime i largojnë substancat e dëmshme nga organizmi duke luftuar celulitin së brendshmi.

    Shmangni ushqimet me kripë dhe erëza. Kripa ka karakter fiksues dhe kjo bën të mundur të formojë sa më shumë celulit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark