Këpuca e Artë, Salah i rivalizon Lewan e Kanen - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Këpuca e Artë, Salah i rivalizon Lewan e Kanen

    Insajderi
    05 December 2024 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Robert Lewandowski vazhdon të komandojë në renditjen e Këpucës së Artë përkundër faktit se përfundoi në bankinë në ndeshjen mes Mallorcas e Barcelonës.

    Sulmuesi polak, autor i vetëm një goli në pesë ndeshjet e fundit, ndiqet nga Harry Kane i Bayern Munichut, kurse në vendin e tretë kaloi Mohamed Salah i Liverpoolit, i cili mbrëmë i shënoi dy gola në barazimin 3:3 ndaj Newcastlet.

    Natyrisht, futbollisti egjiptian ka pikë të njëjta me të katërtin, respektivisht me Omar Marmoush të Eintracht Frakfurtit.

    Ndërsa, pas tyre gjenden Erling Haalandi i Manchester Cityt, Victor Guokeres i Sporting Lisbonës dhe Mateo Retegui me pikë të njëjta.

    Yjet tjerë të futbollit evropian si Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Raphinha etj., kanë mbetur më prapa.

    Në pesë ligat më të forta evropiane një gol llogaritet dy pikë, kurse në ligat më pak të forta, një gol llogaritet me 1,5 pikë.

    Renditja e Këpucës së Artë

    Robert Leëandoëski (Barcelona) 30 pikë (koeficienti 2)

    Harry Kane (Bayern Munich) 28

    Mohamed Salah (Liverpool) 26

    Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) 26

    Victor Gyokeres (Sporting) 24 (koeficienti 1,5)

    Erling Haaland (Manchester City) 24

    Mateo Retegui (Atalanta) 24

    Raphinha (Barcellona) 22

    Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) 20

    Marcus Thuram (Inter) 18

    Jonathan David (Lille) 18

    Ante Budimir (Osasuna) 18

    Cole Palmer (Chelsea) 18

    Chris Wood (Nottingham Forest) 18

    Mason Greenëood (Marseille) 18

    Moise Kean (Fiorentina) 18

    Jonathan Burkardt (Mainz) 18

    Bryan Mbeumo (Brentford) 16

    Joane Wissa (Brentford) 16

    Nicolas Jackson (Chelsea) 16

    Vinicius Junior (Real Madrid) 16

    Kylian Mbappé (Real Madrid) 16

    Tim Kliendienst (Bor. M’Gladbach) 16

    /Express


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark