Është deklaruar edhe “nipi tjetër i Skënërbeut”, Egzon Azemi, lidhur me rastin e Besnik Mujecit, asamblistit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.
Egzon Azemi poashtu asamblist i LVV-së, i cili ishte pjesë e fotografisë së publikuar në viitin 2022 pranë bustit të Skenderbeut me Besnik Mujecin, me përshkrimin “Nipat e Skenderit”, ka reaguar pasi ky i fundit, u arrestua gjatë ditës sotme në Shqipëri pasi dyshohet se u kap teksa trafikonte drogën për atje nga Kosova.
Azemi, ka shkruar se ndjen keqardhje për familjen Mujeci, duke e cilësuar si familje atdhetare.
“Në këto qaste ndjej keqardhje për familjen Mujeci që është një familje atdhetare dhe sigurisht se nuk e kanë të lehtë ta përballojnë këtë sfidë”, ka shkruar Azemi.
“Besniku e secili përson mbi 18 vjet është përsonalisht përgjegjës për veprimet e veta. Uroj që drejtësia ta thotë sa më parë fjalën e vet dhe para saj secili të jap përgjegjësi”, ka shkruar ndër të tjera, Azemi.
Postimi i plotë i Egzon Azemit:
Për vrasjen e ndodhur në Bon Vivant, tha mos e fajsoni PDK-në dhe Uranin, edhe pse edhe të përfshiret në rast kanë lidhje me PDK.
Ndërsa për arrestimin e një prej rreth 200 asambleistëve të Lëvizjes tentojnë ta bëjnë lidhjen me VETËVENDOSJEN.
Edhe vet i kam kundërshtuar akuzat politike ndaj ngjarjes në Bon Vivant. Por kur i shoh sot disa që tregohen kaq hipokrit, nuk po arrij ta besoj se në çfarë niveli bijnë vetëm ta dëmtojnë sado pak Lëvizjen.
Në këto qaste ndjej keqardhje për familjen Mujeci që është një familje atdhetare dhe sigurisht se nuk e kanë të lehtë ta përballojnë këtë sfidë. Për një gjë jam i sigurt se edhe ata do kërkojnë përgjegjësi maksimale për këtë rast.
Besniku e secili përson mbi 18 vjet është përsonalisht përgjegjës për veprimet e veta. Uroj që drejtësia ta thotë sa më parë fjalën e vet dhe para saj secili të jap përgjegjësi.