“Keqpërdorim i pozitës”, “Vjedhje e pyllit”- Policia me një tjetër aksion, arrestohen tre persona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Keqpërdorim i pozitës”, “Vjedhje e pyllit”- Policia me një tjetër aksion, arrestohen tre persona

    Insajderi
    19 September 2023 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) përkatësisht dega ne Gjilan, në bashkëpunim me njësitet policore të SPMK-së në Muqivërcë kanë ndaluar dy kamionë të cilët po transportonin masë drusore për ngrohje, dokumentacioni përcjellës i të cilëve kishte rezultuar i dyshimtë.

    Për shkak të dyshimeve për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, prokurori kujdestar ka urdhëruar që nga pylltari përgjegjës, përkohësisht të sekuestrohen dy kamionët me masë drusore, ndërsa nga shitësi i tyre të sekuestrohen vendimet e lejes për prerje të druve, deri në verifikimin e gjendjes faktike.

    NJHRKEK-Gjilan ka kryer veprime hetimore/operative, dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari RR.G., m/k (1967) me qëllim që vetes ti sjellë përfitime pasurore është përfshirë në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” duke lëshuar dokumente fiktive (fletëpërcjellje) dhe duke ua mundësuar të dyshuarve A.SH.m/k (1969) dhe H.SH., m/k (1963) bartjen e drunjëve me dokumentacion jo të rregullt, ku ndaj këtyre të fundit është iniciuar rasti ‘’Vjedhja e Pyllit’’.

    Tre të dyshuarit janë intervistuar ne prezencën e avokatëve, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark