Në një aksion gjithëpërfshirës në tërë zonën e mbulueshmërisë, e me efekt mos keqpërdorimin e ujit, Inspektorët rajonal të KRU ‘Hidrodrini’, në kontroll dhe verifikim kanë hasur në një keqpërdorues të madh, konkretisht një Fabrikë për prodhimin e ujit, me lokacion në rajonin e komunës së Pejës.
Gjatë inspektimeve në perimetrin brenda hapësirave të fabrikës, janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale, njëra Ø 100 dhe tjetra Ø 32.
Nga këto lidhje ilegale, është konstatuar të jenë shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit të pijes.
Pas verifikimeve dhe fakteve nga ana e kompanisë, rasti procedohet në Prokurori.