Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve në InDoks ka folur për keqtrajtimin që po iu bëhet pacientëve në sektorin publik e atë privatë.
Kodra në InDoks të Gazetës Insajderi, shprehet se nuk mjafton vetëm reagimi, jep sugjerime se si duhet vepruar.
“Problemi i presionit publik është me rëndësi në shumicën e rasteve po ajo që kam mujt me pa nuk ka dhezë shumë, e kemi pasur para pak kohësh një rast në Pejë, i cili e alarmoi publikun edhe tash ndodhi edhe një në Gjilan dmth presioni nuk e ka bë efektin e duhur, kjo tregon se ne duhet me diçka tjetër me ndërmarrë, masa është diçka që reagon shumë me zorrë po mashtrohet lehtë”, u shpreh ai.
Sipas tij sapo po ndodh një rast po harrohet tjetri.
“Në Kosovë ki skandal pas skandali që po ndodhi një skandal nesër, e harrojmë këtë të sotit dhe nuk mendoj që kjo do ta zgjidh problemin, esenca është që kemi ardhë me një pikë që MSH duhet ti hyjë një reformë sistemit e cila i rindërton raportet mes profesionistit shëndetësor dhe pacientëve”, ka thënë ai
Kodra mendon që fajtori për këtë fenomen dihet Ministria e Shëndetësisë.
Këtë Ministri, Qeveria Kurti II tash e disa muaj e ka lënë edhe pa ministër, derisa ministri i fundit që dha dorëheqjeje ishte ranguar haptazi nga publiku si njëri ndër ministra më dembelë të kësaj qeverie.
InDoks | Historia e abuzimit të Iljasa Fazliut me fëmijën me autizëm – Sa mjekë kosovarë po ndiqen për abuzime me pacientë?