Figurat publike shqiptare pothuajse gjithmonë zgjedhin që me publikun të ndajnë vetëm anët pozitive të jetës së tyre.
Të rralla janë momentet kur ata zgjedhin që të tregojnë vështirësitë më të cilat përballën, e sfidat që kanë kaluar.
Këtë vit, moderatori Meriton Mjekiqi ka rrëfyer se të rralla janë herët që ai ka takuar të birin e tij.
Ai ka treguar se për herë të parë e ka takuar atë kur ishte 2 vjeçar. Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve me ish të fejuarën e tij, gjegjësisht nënën e Loarit.
Mjekiqi ka thënë se ajo që më së shumti e mundon në jetë është se i biri është i diagnostikuar me autizëm, e që edhe përkundër kësaj ai nuk mund të jetë pran tij.
Kader Kicaj ka bërë një rrëfim prekës e po aq emocional në Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo ka rrëfyer:Mami më ka braktisur kur kam qenë dy muajshe, motra ka qenë një vjeçe. Babi ka dalë jashtë, nuk ka qenë me neve. Për neve u kujdes gjyshja dhe gjyshi. Babai u martua me një grua tjetër, që e kam njerkë.Erdh ajo, kur erdhi ajo për neve ka ndryshuar shumë. ka pasur qejf ajo vetëm me pas vëmendjen e babait. E ka bërë një fëmijë. Na ka mbyllur në dhomë. Ka thënë që mos të flasim, mos të bëjmë zhurmë.
Tutje Kaderi ka thënë se me njerkën nuk ka më kontakt, ndërkaq nënën e saj e ka falur.
Edhe këngëtari Blero ka rrëfyer përballjen e tij me kondita të shëndetit mendor. Madje, pa pikë hezitimi ai ka treguar se ka kërkuar edhe ndihmë profesionale për përballuar sa më mirë situatën.
“Është pjesë ku nuk kisha pas qejf me ndodh ndonjë herë se ka qenë presion shumë i madh. Ka ndikuar shumë, jam munduar me qenë shumë i fort. Dikun para tri vjete mu ka deshtë me shku në trajtim, jashtë vendit, se ka ditë kush ku jam, më ka bo shumë mirë. Si tip i mbyllur edhe mu ka desht me shku ne një trajtim për gjendje emocionale, jam shku nja dy muaj në trajtim, për depresion, ankth edhe më ka bë shume mirë”, është rrëfyer Blero.
Gjatë eksperiencës së saj në Big, Vëllai i Madh ka luajtur klipin ku Roza Lati tregon për fëmijërinë e saj, problemet shëndetësore të të atit, dhunën që përjetoi nga ai, ndarjen e së ëmës dhe martesën e të atit me një bashkëshorte tjetër me të cilën pati edhe një djalë.
“Babi im kur ka qenë 19-vjeç është hedhur nga shkëmbi i Dhërmiut në det dhe aty ka pasur shkëmbinj nënujorë dhe është goditur në kokë. Atëherë s’ka pasur aparatura për ta kontrolluar dhe parë që babit tim i kishte plasur një venë në kokë dhe ajo me kalimin e kohës iu mblodh dhe iu bë tumor. Tumori në kokë të bënte agresiv, pa kontroll”, ka thënë ajo.
Tutje ka treguar se shpeshherë e ka parë nënën e saj në gjendje shumë të keqe dhe se ajo për shkak të paragjykimeve nuk mund të ndahej nga i ati i Rozës.