"Këqyrja fytyrën e krimineles", Kallashi rrëfen për Insajderin arsyen e reagimeve të saj kundër Nexhmi Krasniqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Këqyrja fytyrën e krimineles”, Kallashi rrëfen për Insajderin arsyen e reagimeve të saj kundër Nexhmi Krasniqit

    Insajderi
    17 March 2022 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valltarja Donjeta Kosumi, e njohur për publikun me nofkën “Kallashi” ka rrëfyer ekskluzivisht për Gazetën Insajderi përvojën e saj me Nexhmi Krasniqin ish-drejtorin e policisë në Rajonin e Prizrenit, tani drejtor i Policisë Kufitare “Perendimi” në Gjakovë. Krasniqi dyshohet për përfshirje në mbrojtje të krimit, takime me diler droge e falsifikues të lejeve të armëve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Nexhmi Krasniqi është shefi i rreth 50 zyrtarëve policorë që në aksionin e së hënës u arrestuan nga Inspektorati Policor, për dyshimet për marrje ryshfeti e keqpërdorim detyre.

    Gazeta Insajderi, kishte shkruar për të kaluarën e Krasniqit. Ai ishte nën hetim të prokurorisë për dyshimet për mbrojtje të grupeve kriminale. Është takuar me të dënuar për drogë, falsifikim të lejeve të armëve e ka marrë pjesë në ndeja ku janë përdorur armët.

    Pas publikimit nga Insajderi ka reaguar Valltarja Donjeta Kosumi. Ajo ka rrëfyer për gazetën mënyrën se si ajo është trajtuar nga Nexhmi Krasniqi gjatë një ndalimi që iu bë asaj në kohën kur ishte bastisur lokalin i natës “Kobra City”.

    “Këqyrja fytyrën e krimineles”, ky ishte komenti që ish-komandanti Nexhmi Krasniqi ia kishte bërë Kallashit pasi ajo ishte dërguar për mbajtje në stacionin policorë në Prizren.

    “Kur unë isha duke punuar në Prizren ai ishte në shërbim të qytetarëve në Prizren si komandant d.m.th në policinë e Prizrenit. Ai gjithmonë ka bërë kundër meje, unë thjesht po bëja punën time, ai thoshte se po bëjë krim me valëzim që nuk kam bërë diçka të jashtëligjshme, nëse kam bërë keq ose dëm vetëm vetës time pa dëmtuar askënd tjetër. Këtë sjellje të tij mendoj se e ka bërë për shkak të njerëzve që kam ndejtur dhe shkaku rrethit me të cilin po rrija me ta shoqërohesha në vendin e punës, po s’dot thotë që unë bëja krim me valëzim” është shprehur Kallashi.

    Në prezencë të policëve tjerë, Nexhmi Krasniqi i kishte thënë Kallashit se e paske fytyrën e krimineles, fjalë të cilat e kishin nervozuar shumë Kallashin.

    “Pastaj gjatë arrestimit në Prizren në sy të policëve kur jam arrestuar me ka thënë kqyrja ftyrën e krimineles dhe pse unë isha viktimë sepse nuk isha fajtor në atë rast. Pastaj tjera raste që kam kundër ligjit i kam të gjitha nën moshën 18 jo diçka që unë mundet me me quajt kriminele.

    “Unë isha shumë e inatosur me të por momenti kur u futa ne stacion me foli me te mirë dhe me tha që tregoj xhaxhit se është kundërligjshme kjo dhe unë ju ktheva sepse nuk jam dijeni për rastin dhe aty them të drejtën u zbuta unë në ato momente dhe pranova burgun dhe dola sepse s’kishte të bënte me mua”, tha ajo.

    Pasi që Kallashi është liruar nga policia, ajo thotë se Krasniqi kishte vazhduar që ta përmend emrin e saj edhe në emisione televizive duke e akuzuar se është shoqëruar me kriminelë.

    Ajo, thotë se nuk është kriminele një valltare dhe nuk ka pasur të kaluar kriminale.

    “Por pastaj kur filloj në një emision prapë duke me përmendur emrin se unë po shoqërohesha me njerëz me të kalume kriminale ata as nuk kanë pas kalume kriminale thjesht kanë mbrojt vendin ku kem punuar”.

    “Mosmarrëveshjet e atyre qe shoqëroheshin me mua dhe të (Nexhit) arsye tjera nuk di por dhe si unë gjatë gjithë kohës kur jetoja në Prizren nuk është qe dëgjoja mirë për komandantin”, u shpreh Donjeta për Insajderin.

    Kush është shefi i paprekshëm i policëve dhe cila është e kaluara e tij?

    Nexhmi Krasniqi, dyshohet për përfshirje në një sër rastesh. Ai ishte nën hetim të prokurorisë për dyshimet për mbrojtje të grupeve kriminale. Është takuar me të dënuar për drogë, falsifikim të lejeve të armëve e ka marrë pjesë në ndeja ku janë përdorur armët.

    Gazeta Insajderi, ka raportuar para pesë viteve se si ish-drejtori i Policisë Nexhmi Krasniqi, dhe një grup i zyrtarëve të tjerë të policisë e prokurorisë dyshoheshin seishin vënë në mbrojtje të grupeve kriminale të drogës, haraçit e fajdeve.

    Krasniqi dyshohej se në cilësi të personit zyrtar u ka siguruar “mbrojtje” grupeve të ndryshme të krimit të organizuar që vepronin në territorin e Prizrenit.

    Sipas dokumenteve të Prokurorisë, të cilat i kishte siguruar Gazeta Insajderi, Nexhmi Krasniqi në mënyrë aktive ka marrë pjesë dhe drejtuar një grup kriminal të krijuar gjatë një periudhe kohore të përbërë nga të paktën tre persona – ai vetë dhe dy vartësve të tij.

    “Ky grup kriminal”, sipas Prokurorisë është themeluar me qëllim të kryerjes së veprave të rënda penale në mënyrë që të sigurojë dirket ose indirekt, dobi pasurore apo financiare apo të tjera.

    “Ekziston një dyshim i arsyeshëm se Nexhmi Krasniqi bashkëpunonte me një person që dyshohej se merrej me fajde dhe ai e përdor ndihmën e të pandehurit Nexhmi Krasniqi për ‘biznesin’ e tij”.

    Aty përshkruhet mbrojtja që drejtori i Policisë, Nexhmi Krasniqi i bënte atij personi.

    “Kur ai person përballej me probleme me klientët e tij, Nexhmi Krasniqi e dërgon shefin e hetimeve në stacionin e policisë në Prizren dhe pastaj e menaxhon situatën”, thuhet në përshkrimin e veprimeve të Krasniqit.

    Hetimi i nisur kishte të bënte edhe me dyshimin se Nexhmi Krasniqi dhe një zyrtar tjetër kishin “lidhje të ngushta” me njërin prej grupeve kriminale në Prizren të njohur me emrin “Tullacët”, grup ky që merret me fajde, detyrim, rrëmbim dhe vepra të tjera penale.

    Të gjitha këto ishin të përshkruara në dokumentin e siguruar nga Prokuroria për të cilën raportoi Insajderi.

    Lidhur me këto dyshime prokuroria nuk shkoi më tutje. Rrjedhimisht të dyshuarit kishinshpëtuar pa aktakuzë si rezultat i një dekonspirimi të hetimit kundër tyre.

    Takimi me diler të dorgës, falsifikues armësh e ndeja me armë zjarri

    Nexhmi Krasniqi, si drejtor i Policisë Kufitare, në një lokal në Prizren ishte fotografuar me një person, i arrestuar dhe dënuar me 20 muaj burgim për drogë.

    Dileri i dorgës, Salmin Badallaj, ishte kapur me më shumë se 1 kilogram drogë duke e kaluar pikën kufitare në Vërmicë.

    Droga atij i ishte kapur në veturën që e kishte marrë me qera në gusht të viti 2015.

    Fotografia e Badallajt me drejtorin e Policisë Krasniqin, ishte publikuar në rrjete sociale.

    Në një rast tjetër, Krasniqi është fotografuar me një të arrestuar për dyshimin për falsifikim të lejeve të armëve.

    Atdhetar Rexhepi, i arrestuari për falsifikim të lejeve të armëve e kishte publikuar në rrjetet sociale  fotografinë bashkë me drejtorin e policisë.

    Krasniqi ishte i veshur me uniformën zyrtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark