Kërcejnë të dehur dhe me armë në dorë, ushtarët izraelitë festojnë në mes të luftës me Hamasin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kërcejnë të dehur dhe me armë në dorë, ushtarët izraelitë festojnë në mes të luftës me Hamasin

    Insajderi
    19 November 2023 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video e ushtarëve izraelitë që kërcejnë të dehur ndërkohë që lufta e Hamasin vazhdon është bërë virale në rrjetet sociale. Festa u organizua në një njësi të ushtrisë në veri të Izraelit dhe ishte i ftuar një yll i famshëm izraelit i popit, i cili gjithashtu kishte marrë pjesë në Eurovizion.

    Ushtarët duken të dehur, duke kërcyer gjysmë të zhveshur në mes të luftës. Disa kërcejnë edhe me armë në duar.

    Ministria izraelite e Mbrojtjes njoftoi se do të merreshin masa të rrepta për ushtarët. Ushtarët u justifikuan duke thënë se po festonin pasi një prej ushtarëve ishte martuar dhe donin t’i ngrinin moralin.

    Këngëtari izraelit Avihu Pinhasov u shfaq në një buldozer D9 në një bazë ushtarake në veri të Izraelit pranë kufirit me Sirinë. Ai inkurajoi ushtarët, por situata doli jashtë kontrollit dhe disa ushtarë u pezulluan nga operacioni“, thuhet në postim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark