Qindra persona janë evakuuar nga stacioni i trenit dhe një qendër tregtare në Munih, pas një kërcënimi me bombë, njofton Bild.de.
Është thënë që policia ka marrë një telefonatë përmes së cilës është paralajmëruar që eksploziv janë të vendosur në këto vende, transmeton Insajderi.
Në një postim në Twitter policia e Munihut ka thënë që Pasing Arcaden dhe stacioni Pasing janë të mbyllur.
Për më tepër në shkrimin e policisë thuhet se “këto janë masa parandaluese. Ne kemi pranuar një telefonatë dhe jemi duke hetuar rreth saj. Ju lusim që të mbeteni të qetë”. /Insajderi.com