Kërcënim me armë zjarri në Prizren, konfiskohet një granat dore dhe dy pistoleta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënim me armë zjarri në Prizren, konfiskohet një granat dore dhe dy pistoleta

    Insajderi
    19 March 2025 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kanosur dy të tjerë si dhe dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.

    Rasti ka ndodhur më 15.03.2025 rreth orëve 19:00-21:30 në rrugën “Brigada”, në Prizren.

    Tutje thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta dhe një granatë dore.

    “Me 18.03.2025 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kanosur  dy viktimat meshkuj kosovarë si dhe dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta (dyshohet të jenë me gas) dhe një granatë dore që është tërhequr nga njësiti i EOD-së”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark