×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kërcënimet ndaj Di Marias, arrestohen dy të dyshuar

    Insajderi
    26 July 2024 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia argjentinase arrestoi të premten dy të dyshuar që akuzohen se organizuan aktin e kanosjes dhe kërcënimit ndaj familjes së Angel Di Maria, në muajin mars. Rreth 15 kilometra larg Rosarios.

    Dy të dyshuarit, sipas shtypit argjentinas, i përkasin grupeve mbështetëse të Newell’s Old Boys. Një klub rival i Rosario Central, ku kampioni i botës u stërvit dhe nga i cili u transferua në Benfica.

    Kërcënimi ishte në formën e një letre që u gjet në derën e një godine private. Ku jetojnë disa nga të afërmit e Di Marias:

    “Thuaji djalit tënd Angel të mos kthehet në Rosario, sepse përndryshe do të shkatërrojmë gjithçka duke vrarë një anëtar të familjes”, thuhej në mesazh.

    Tashmë hetimet kanë hyrë në një fazë tjetër me arrestimin e autorëve të krimit.

    Kërcënimet ndaj familjes ishin vendimtare që Di Maria të pezullonte ëndrrën e tij për t’u rikthyer në Rosario Central dhe të vazhdonte edhe një vit në Benfica.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark