Ushtria ruse raporton se ka testuar së fundmi disa raketa hipersonike në Mesdheun lindor, duke shtuar kërcënimet për një përballje të mundshme frontale me Perëndimin.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes ruse mësohet se fregatat lëshuan raketa hipersonike Zircon, ndërsa një nëndetëse testoi një silur Kalibr, një tjetër armë e aftë për të mbajtur një kokë bërthamore.
Raketat Zircon po ashtu kanë mundësinë të mbajnë koka bërthamore dhe mund të udhëtojnë me shpejtësi prej afro 7000 mph. Sipas presidentit Putin, ato janë të paarritshme dhe nuk kanë ‘ekuivalente në botë’.
Ushtria, e cila nuk deklaroi se ku u zhvilluan stërvitjet, tha se numri i trupave ruse të vendosura në Mesdheun lindor ishte rritur për të marrë pjesë në stërvitje.
Rusia ka një bazë detare në Siri, por në deklaratë nuk thuhet se ku janë kryer stërvitjet. (A2 Televizion)