Kërcënimi i Insajderit në emër të kamikazit Heta, AGK kërkon nga organet e rendit të ofrojnë siguri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënimi i Insajderit në emër të kamikazit Heta, AGK kërkon nga organet e rendit të ofrojnë siguri

    Insajderi
    06 May 2025 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur thellësisht i shqetësuar me kërcënimin që ka marrë fizikisht redaksia e portalit, Insajderi.

    “A.I ka shkuar në zyret e mediumit në Prishtinë dhe i ka kërcënuar duke kërkuar fshirjen e një videoje për një pjesëmarrës kosovar në luftën e Irakut. “Blerim Heta është gjallë, fshini atë video nëse jo, nuk ju bjen mirë. Keni selam prej Blerim Hetës.”, raportohet t’u ketë thënë gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    “Personi që ka kryer kërcënimin është marrë në pyetje nga Policia, por liruar nga Prokurori kujdestar.
    Për AGK-në ky është një kërcënim shumë i rrezikshëm për jetën e gazetarëve të Insajderit, prandaj i bën thirrje organeve të sigurisë dhe drejtësisë, që ta trajtojnë me urgjencë dhe seriozitet, dhe ta mbajnë përgjegjës kërcënuesin”.

    “Gjithashtu, AGK-ja e fton Policinë e Kosovës të ofrojë sigurinë e nevojshme për ekipin e portalit, meqë ajo është cenuar seriozisht”, përfundon reagimi. /Insajderi.org/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark