Anëtari i këshillit Grevist dhe Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj i është përgjigjur kërkese së zv.sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave i cili i kërkoi listën e grevisteve për t’ua ndaluar pagën.
Në një email të siguruara nga Gazeta Insajderi, Sefaj i ka rikujtuar Enis Spahiut, nenit 13 të Ligjit për Greva ku thuhet se ndaj asnjë pjesëmarrësve apo mbështetësi të grevës nuk mund të merren masa disiplinore dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës.
Tutje, ai ia ka theksuar se ‘presioni dhe pengimi i grevës dënohet sipas legjislacionit në fuqi’.
Ministria e Financave ka vendosur që grevistet të pezullohen nga puna dhe t’iu ndalohen benefitet tjera, përgjatë kohës sa janë pjesë e grevës. Pretendojnë se kanë të drejtë që ta bëjnë këtë. Bazohen në nenin 18 të Ligjit për Greva, shkruan Insajderi.
Pas fillimit të grevës së përgjithshme në sektorin publik Ministria e Financave ka kërkuar nga BSPK-ja listën e personave që po marrin pjesën në grevë për t’ua ndalur pagën.