'Kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës erdhi nga Serbia' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ‘Kërcënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës erdhi nga Serbia’

    Insajderi
    28 December 2022 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një burimi nga institucionet e sigurisë, emaili i pranuar  sot në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ku thuhej se ka një bombë, ka qenë në gjuhën arabe. Hetimet kibernetike kanë treguar se bëhet fjalë për një email të fshehur mirë, por që ka ardhur nga Serbia.

    Ky burim, tha për KosovaPress se ky email ishte i mangët dhe kot, me qëllim që ta rrisin ndjenjën e pasigurisë dhe ta sabotojnë infrastrukturën kyçe në Republikën e Kosovës.

    “Në kohën kur u mbyll rruga me barrikadë në anën serbe të kufirit në Merdarë, rruga kryesorë të cilën e kalojnë  mërgimtarët shqiptarë të Kosovës, Serbia ka dashur që ta rrisë këtë pasiguri edhe me bllokimin e Aeroportit.

    Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë dyshuar se format e kërcënimit përmes radikalizmit fetar në Kosovë mund të vijnë nga Serbia.

    Po i njëjti burim thotë se, edhe rasti i sotëm ishte ndër rastet e rralla që është argumentuar se dyshimet tona janë të sakta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark