I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Escobar dhe se e kundërshtojnë kategorikisht që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.
Ai ka thënë se Kosova ka garanci shumë të qarta nga SHBA.
“Ne e kundërshtojmë kategorikisht këtë. E hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim fare. Dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë” – tha ai.
I pyetur se cili do të ishte reagimi i SHBA nëse Beogradi ndërmerr ndonjë inkursion të armatosur në veri të Kosovës, Escobar thotë se nuk beson se kjo do të ndodhë.
“E para, këtë nuk e pres. E dyta, Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pret në takim Gabriel Escobarin me fillim nga ora 17:30.