Kërcënimi ndaj Kurtit, kanë kalua katër javë dhe Policia nuk jep asnjë informacion se çka ka zbuluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kërcënimi ndaj Kurtit, kanë kalua katër javë dhe Policia nuk jep asnjë informacion se çka ka zbuluar

    Insajderi
    23 November 2021 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar katër javë që kur është kërcënuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Policia e Kosovës nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar.

    Madje, policia nuk janë të hapur as për media lidhur me rastin për të jep ndonjë informacion për pistën e hetimeve.

    Pas disa tentimesh nga Gazeta për të marrë një përgjigje lidhur më këtë rast nga hetimet që po i zhvillon policia e Kosovës, ata nuk kthyer përgjigje.

    Përpos kësaj, zyrtarë për media në Policinë e Kosovës nuk kanë konfirmuar as pranimin e pyetjeve gjë që e bëjnë zakonisht kur kontaktohen nga gazetarët.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ishte kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook.

    E mërkura e 27 tetorit çoj në këmbë Policinë e Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit për të hetuar kërcënimet që shkuan në adresën e kryeministrit Albin Kurti.

    Kërcënimi u bë përmes një shkrimi në faqe facebooku, ku ofrohej para për vrasjen e të parit të ekzekutivit./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark