Kërcënohet Berat Buzhala, kërkon distancimin e Shpend Ahmetit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet Berat Buzhala, kërkon distancimin e Shpend Ahmetit

    Insajderi
    21 April 2017 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Gazetës Express, Berat Buxhala, ka njoftuar se është kërcënuar nga një person përmes një mesazhi të dërguar përmes Facebook-ut.

    “O qen, qy qa po të thom, mos ja përmen emrin Shpendit se t’leiti pluba për stene,” është porosia që një person i ka dërguar Buzhalës.

    Buzhala ka thënë se ka marrë edhe dhjetëra kërcënime të tjera, që sipas tij vijnë nga militantë të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    Për këtë arsye, Buzhala i ka kërkuar të parit të Prishtinës që të distancohet “prej këtyre kërcënimeve që po i bëjnë njerëzit e tij”.

    “Ftoj policinë me u marre me ketë qytetar të shfrenuar. Ftoj shoqatën e gazetarëve për mbështetje. Ky nuk është kërcënimi i vetëm qe po më vjen prej militantëve të Shpendit. Mundem me i dëshmua edhe dhjetëra të tjerë. Ky ishte me eksplicit. Me u tute tutmi kapak, ama këtu nuk është punë tute,” ka shkruar Buzhala./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark