Kërcënohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë

    Insajderi
    14 April 2016 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot pas përfundimit të orarit të punës është ndaluar dhe kërcënuar gjyqtari i Departamentit për Çështje Penale z. Agim Kuqi nga i dyshuari  Y.D i cili është i pandehur në një rast penal ku z. Kuqi është gjyqtarë i  çështjes penale ndaj tij .

    “Gjykata Themelore-Prishtinë dënon këtë akt të ulët duke cilësuar si sulm direkt mbi sistemin e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

    Gjykata ka ftuar organet përgjegjëse që të marrin masat e duhura ndërsa vet Gjykata ka thënë se opinioni publik duhet të sigurohet se ky rast nuk do të ndikojë në punën e gjyqtarëve të kësaj Gjykate të cilët do të vazhdojnë të marrin vendime të drejta duke respektuar ligjin  dhe duke i shërbyer drejtësisë .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark