Një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një burrë.
Rasti ka ndodhur të premten në Fushë Kosovë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e ka kanosur me armë zjarri”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.