Një grua shtetase e Gjermanisë është kërcënuar në banesën e saj. Sipas raportit të Policisë ajo ka pranuar një mesazh kërcënues përmes një letër që i është lënë para banesës së saj, shkruan Gazeta Insajderi.
“Rr. UÇK, Prishtinë 16.03.2023-NN. Ankuesja femër shtetase e Gjermanisë ka deklaruar se i kishte ardhur një letër me përmbajtje kërcënuese. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar “, thuhet në raportin e policisë.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një letër me mesazh të shkurtër, por tejet serioz, ku shkruhej se ‘Kom me të vra sonte’.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.
/Gazeta Insajderi/