×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet nga zyrtari, kryeshefi i kompanisë “Pastrimi” – Reçica jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    06 June 2024 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në redaksinë e Insajderit sot në orët e hershme të mëngjesit kanë arritur informacione se një rrahje ka ndodhur në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”. Por e vërteta na u tha se qëndron ndryshe. Kryeshefi i kësaj kompanie, Petrit Reçica ka dhënë detaje për Insajderin.

    Reçica ka mohuar të ketë pasur rrahje, por ka konfirmuar se ai është kanosur nga një zyrtar i kësaj kompanie.

    N.G dyshohet se e ka kanosur Reçicën dhe ky i fundit e ka denoncuar në Polici. Ndaj të njëjtit tashmë kanë nisur hetimet.

    Referuar pyetjes suaj, ju lutem të keni kujdes nga keqinformimi apo dashakeqësia e kujdo që t’u lëshojë në lajthitje me informatat në lidhje me ngjarjen.  Bazuar në pyetjet tuaja, e vërteta qëndron ndryshe dhe si në vijim: KRM “Pastrimi” ju njofton se me datën 31/05/2024, Kryeshefi ekzekutiv Petrit Reçica ka denoncuar në Polici të Kosovës – Stacioni nr.4 (tek ish hotel Victory), zyrtarin N. G. për kanosjen e Reçicës, të njëjtën ditë”, ka thënë Reçica.

    “Bazuar në informatat rreth rastit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është hapur rast penal ndaj N.G., dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e para hetimore”, tha ai.

    Gazeta Insajderi për rastin detaje ka kërkuar edhe nga Policia e Kosovës por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark