Kërcënohet një polic në Lipjan, i publikohen foto dhe mesazhe në rrjete social - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet një polic në Lipjan, i publikohen foto dhe mesazhe në rrjete social

    Insajderi
    09 July 2025 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar policor në Lipjan është kanosur përmes rrjeteve sociale, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, kur ankuesi, një mashkull kosovar me detyrë zyrtare në Policinë e Kosovës, raportoi se një person i panjohur kishte publikuar një fotografi të tij, të shoqëruar me mesazhe kërcënuese që lidhen me profesionin e tij.

    Autoritetet kanë iniciuar rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitë relevante policore. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark