Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se e ka kanosur verbalisht një zyrtar policor.
Sipas policisë, gjatë kanosjes polici ishte duke u marrë me një aksident trafiku.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte penguar dhe sulmuar një zyrtar policor derisa ai ishte duke u marrë me një rast aksident trafiku”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
I dyshuari gjatë intervistimit po ashtu e ka kanosur verbalisht zyrtarin policor.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.