Policia e Kosovës ka raportuar se një person i dyshuar ka kërcënuar personin zyrtar deri sa ishte në vendin e punës në Prizren.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prizren 26.06.2024-20:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”.