Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në fshatin Balloc të Podujevës, shkruan Insajderi.
Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi kishte kanosur me armë viktimën mashkull kosovar.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.